2009-10-11 13:02:21

Në Kretë, vijon mbledhja plenare e Komisionit “Fe e Kushtetutë” e Këshillit Ekumenik të Kishave (7-14 tetor).


(11.10.2009 RV)“Një dëshirë e thellë për unitet i shtyu Kishat të takohen në Kretë, për të zbuluar rrugët e mundshme që çojnë drejt bashkimit”. Me këto fjalë imzot Gregori Xhejms Feirbanks paraqiti gjendjen shpirtërore me të cilën 120 anëtarët e kishave përkatëse marrin pjesë në sesionin plenar të Komisionit “Fe e Kushtetutë” të Këshillit Ekumenik të Kishave (Wcc), mbledhur pranë Akademisë ortodokse të Kolimparit, në Kretë.Tri janë temat kryesore, rreth të cilave diskutohet: ç’do të thotë Kisha; burimet e autoritetit e të gjykimit moral. Komisioni po analizon qëndrimin që duhet të mbajnë Kishat mbi çështjet e ndërlikuara si prozelitizmi, homoseksualiteti dhe kërkimet në fushën e qelizave staminale. Pyetjes mbi shpresat e lëvizjes ekumenike, don Xhejms Puljisi, drejtor i ‘Qendrës për bashkim’ dhe anëtar i delegacionit katolik, iu përgjigj: “ Kishat anëtare të Komisionit Fe e Kushtetutë po punojnë për këtë qëllim që nga viti 1927, duke bërë hapa të dukshme përpara, gjë që e vërteton dokumenti i marrëveshjes mbi Pagëzimin, Eukaristinë dhe shërbimin meshtarak”.







All the contents on this site are copyrighted ©.