Sot me 10 tetor, kalendari Kishtar përkujtoin Shën Daniel Kombonin.
(10.10.2009 RV)Të dielën e kaluar, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa Benedikti
XVI, pasi foli për 50-vjetorin e enciklikës së papës Piu XII ‘Fidei Donum’, që nxiti
dhe inkurajoi bashkëpunimin ndërmjet Kishave për misionin në gjirin e të gjithë popujve,
kujtoi sesi 150-vjet më parë, pesë meshtarë, ndërmjet të cilëve Daniel Komboni, u
nisën për Afrikë. Po kush ishte Daniel Komboni?Shenjti, i njohur si apostull i Afrikës,
lindi më 1831 në Limone mbi Liqenin e Gardës (Breshia) - mbylli sytë më 1881 në Afrikën
e tij, në Khartum, i tretur nga ethet. Me vdekjen e tij u duk sikur vdiq edhe misioni
i tij për shpëtimin e Afrikës, së cilës i kushtoi gjithë jetën, duke kërkuar bashkëpunimin
e të gjitha forcave të Kishës. Për të siguruar misionarë, themeloi dy institute burrash
e grash, të gatshëm për të dhënë jetën për Nigricinë. Bashkë me ta, arriti të depërtonte
deri në zemrën e Kontinentit të Zi. Shumë prej bashkëpunëtorëve ranë pranë tij, të
raskapitur nga ethet tropikale. Po ai u bëri ballë të gjitha vështirësive. Ishte i
sigurtë se vepra e tij nuk do të vdiste, sepse e pati vënë nën mbrojtjen e Zemrës
së Krishtit, që flijoi vetveten edhe për shpëtimin e afrikanëve. Shenjtërimi i
tij e vërteton këtë: tingëllon sot si thirrje e re për ndërhyrje botërore në favor
të Afrikës.