2009-10-10 16:01:09

Afrika, Lindja e Mesme e kriza ekonomike, ndërmjet temave kryesore në takimin e Papës me familjen mbretërore të Belgjikës dhe me kryeministrin e Francës.


(10.10.2009 RV)Sot Papa Benedikti XVI priti në audiencë mbretin Alberti i Belgjikës dhe mbretëreshën Paola; më pas, edhe kryeministrin e Francës, Fransua Fijô (François Fillon) me bashkëshorten. Familja mbretërore e Belgjikës dhe kryeminstri francez do të jenë të pranishëm nesër në Sheshin e Shën Pjetrit. Kujtojmë se ndërmjet pesë Shenjtorëve të rinj, janë edhe misionari belg, Damian dë Vëster dhe rregulltarja franceze, Maria e Kryqit.







All the contents on this site are copyrighted ©.