2009-10-09 18:35:06

Masakër në Peshavar të Paskitanit, mbi 50 të vrarë


(09.10.2009 RV)Së paku 50 janë viktimat e atentatit të sotëm në Khyber Bazar të Peshavarit, në veri lindje të Pakistanit në kufi me Afganistanin. Një kamikazë ka shpërthyer në makinën e vet të mbushur me 100 kg eksploziv, gjatë kalimit të një autobusi, në momentin më të frekuentuar të tregut. Atentati është një nga më vdekjeprurësit në Paksitan për disa muaj tashmë. Fëmijë shkolle që ishin duke u kthyer në shtëpi janë midis të vdekurve. Një autobus i mbushur me udhëtarë ishte pranë shpërthimit. Autoritetet kanë fajësuar talibanët. Grupi militant islamik ka kërcënuar me sulme kamikazë nëse ushtria pakistaneze nuk ndalon operacionet. Por në ditët e fundit ka patur shumë spekullime se j vetëm që nuk do të ndalohen, por këto operacione do të intensifikohen.







All the contents on this site are copyrighted ©.