2009-10-09 12:06:58

Liria fetare në qendër të fjalimit të Imzot Fronteiro pranë OSBE.


(09.10.2009 RV)“Liria fetare është një e drejtë themelore dhe më e rëndësishme sesa liria e fjalës”. Kështu nënvizoi Imzot Antoni R. Fronteiro, përfaqësues i Këshillit Papnor “Drejtësi dhe Paqë”, në fjalimin mbajtur me 29 shtatorin e kaluar në Varshavë gjatë mbledhjes të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të OSBE-së, që është Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian.
Duke kujtuar se sfidat që lidhen me lirinë e mendimit, ndërgjegjen, fenë dhe besimin duhen trajtuar, prelati pohoi se “disa nga këto sfida shpesh manifestohen në akte të mostolerancës, dhunës dhe diskriminimeve por edhe në ndërhyrjen e shteteve tek kultet fetare”.
“Gjithashtu – vuri në dukje Imzot Fronteiro – kohët e fundit kanë lindur edhe probleme të tjera që lidhen me një shoqëri gjithnjë e më relativiste, në të cilën ka orvatje për ta mposhtur lirinë fenë” ose për ta asgjësuar krejtësisht në emër të mbrojtjes të të drejtave të tjera.
Me rëndësi të madhe, pra, për delegacionin e Selisë së Shenjtë të vinte në pah atë çka vetë OSBE-ja ka deklaruar për lirinë fetare: “Njeriu ka të drejtë të gëzojë liri fetare, një e drejtë që buron nga vetë dinjiteti dhe natyra e njeriut, një e drejtë që na kujton se të gjithë njerëzit, burra e gra, janë të pajisur me arsye dhe me vullnet të lirë dhe prandaj kanë përgjegjësi personale.” “Shtetet – vijoi prelati – janë të detyruara të respektojnë dhe t’ua garantojnë të gjithëve të drejtën e fesë dhe të besojmës, janë të detyruara të pranojnë se liria fetare është provë që tregon se respektohen të gjitha të liritë e tjera.”
Imzot Fronteiro shtoi pastaj se duhet të ketë një dallim të vërtetë ndërmjet shtetit dhe fesë, por se kjo e fundit nuk duhet të ndahet nga jeta shoqërore dhe kulturore sepse përfaqëson “një kontribut të rëndësishëm dhe pozitiv për të gjitha ato shoqëri ku liria e fesë respektohet. Në përfundim delegati i Vatikanit i ftoi shtetet të promovojnë ndihmesën që lira e fesë mund t’i ofrojë edhe shoqërisë në përgjithësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.