2009-10-09 11:53:27

Barak Obama fitonÇmimin Nobel për Paqen


(09.10.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama ka fituar Çmimin Nobel për Paqen për “përpjekjet e jashtëzakonshme në përforcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve”.
”Komisioni i dha rëndësi të madhe qëndrimit të Barak Obamës e përpjekjeve të tij për një botë pa armë bërthamore”, tha presidenti i Komisionit për Nobel, Thorjoern Jagland.
Zyrtarisht çmimi Nobel do të dorëzohet më 10 dhjetor në Oslo, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit, industrialit e filantropit suedezë Alfred Nobel.







All the contents on this site are copyrighted ©.