2009-10-08 13:08:07

Sot me 8 tetor kalendari Kishtar kremton festën e Shën Pelagesë


(08.10.2009 RV)Pelageja ishte një vajzë e re nga Antiokia, që u martirizua për besnikërinë dhe fenë e saj në Krishtin, gjatë persekutimit të Dioklecianit. Ishte pra vetëm 15 vjeçe, kur e dëshmoi një mënyrë krejt të jashtëzakonshme besimin e vet në Jezu Krishtin.
Ushtarëve, që shkuan në shtëpinë e saj për ta marrë e për ta nxjerrë para gjykatës, e cila sigurisht do ta dënonte, sepse e krishterë, Pelageja u kërkoi leje të ndërronte rrobat e veshjes. Posa iu dha leja, ajo u ngjit në katin e epërm të shtëpisë dhe, duke e ditur mirë se çka e priste trupin e saj të bukur, e për t’i iku përdhunimit, u hodh nga dritarja. Deshi kështu të dilte pa asnjë njollë para Dhëndrit Hyjnor.
Martiriologu Romak kujton katër shenjtore me këtë emër, ndërmjet të cilave, martirja që kremton sot Kisha katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.