2009-10-08 16:43:39

Guantanamo: Kongresi amerikan i gatshëm për një ligj.


(08.10.2009 RV)Kongresi amerikan, që deri tani e kishte kundërshtuar planin e Barak Obamës për ta mbyllur bazën e Guantanamos, është i gatshëm të miratojë një ligj që iu lejon të burgosurve të transferohen në SHBA për t’iu nënshtruar një procesi gjyqësor, ushtarak ose civil. Në të njëjtën kohë Kongresi do të japë edhe 42,8 miliardë dollarë për departamentin e Sigurisë Kombëtare. Udhëheqësit e shumicës demokratike kanë besim se shumë shpejt ligji për transferimin e të burgosurve do të miratohet duke zgjidhur kështu një problem të rëndësishëm për drejtësinë amerikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.