CIA në dijeni të impianteve të uraniumit të Iranit.
(08.10.2009 RV)Ka tri vjet që SHBA janë në dijeni të një impianti për pasurimin
e uraniumit në qytetin e Fordusë, afër qytetit Kom në Iran. Kështu deklaroi drejtori
i CIA Leon Peneta në një intervistë botuar sot nga “Tajm Magazinë” në të cilën pohon
se ekzistenca e këtij impianti ndërtuar në brendësi të një mali, është zbuluar në
janar të 2006. sidoqoftë zbulimi ishte mbajtur sekret deri në prag të takimit të 1
tetorit të Gjenevës ndërmjet Grupit të Kontaktit dhe Iranit. Disa ditë para këtij
takimi vetë iranianët deklaruan se në Kom kanë një sit tjetër për pasurimin e uraniumit.