2009-10-07 18:11:11

Çmimin Nobel për Kimi e ndajnë 3 shkencëtarë që bënë kërkime shkencore mbi jetën.


(07.10.2009 RV)Dy shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara e një nga Izraeli e ka fituar Çmimin e sivjetmë Nobel për kimi për kërkimet e tyre në pjesët e qelizave të njohura si ribozome e realizimin e hartës së ribozomit, zbulim ky thelbësor për antibiotikët.
Komiteti i Nobelit në Stokholm tha se Venkatraman Ramakrishnan, Tomas Stejc dhe izraelitja Ada Xhonat, do ta ndajnë mes tyre në pjesë të njëjta çmimin në vlerë prej 10 milionë kruna suedeze. Fituesit i shpalli sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave Guner Okuist. "Këtë vit Çmimi shkon për studimet mbi mënyrën se si kodi i ADN së përkthehet në jetë", tha Okuist. Ribozomet janë vendimtare për jetën dhe ato prodhojnë proteina, të cilat i kontrollojnë përbërjet kimike në të gjitha organizmat e gjallë.







All the contents on this site are copyrighted ©.