2009-10-07 16:57:04

8 vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Obama forcon luftën kundër terrorizmit


(07.10.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama nuk ka vendosur akoma se cila do të jetë strategjia e re në Afganistan, por tetë vjet pas fillimit të luftës, debati brenda administratës së tij bëhet i ashpër. Dje, vetë Obama i premtoi organizatës terroriste Al Kaida se do të godasë kudo që të ndodhet. Gjithsesi, ai akoma duhet t’i japë përgjigje kërkesës së komandantëve ushtarakë, e që dje edhe të një grupi senatorësh e deputetësh republikanë, për përforcimin e kontingjentit të trupave në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.