2009-10-06 17:43:53

Varshavë: Së shpejti një funksionar i lartë amerikan do të vizitojë Poloninë dhe Republikën Çeke.


(06.10.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama do të dërgojë brenda pak ditësh një përfaqësues me rëndësi të administratës së tij, mbase zëvendësin e vet Xho Bajden, për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Poloninë dhe Republikën Çeke, që u tensionuan pas vendimit të Uashingtonit për të mos vendosur radarë dhe raketa të tjera në këto shtete si edhe për të paraqitur një ofertë të re në sektorin e mbrojtjes nga sulmet me raketa. Lajmi u dha nga gazeta polake Vyjborça. Gazeta saktësoi se plani i ri amerikan përfshin dislokimin e raketave SM-3 me baza në jug dhe në veri të Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.