2009-10-06 17:44:09

Uashington: Më se gjysma e 24 të shumëkërkuarve të Al Kaedës dhe të talebanëve është asgjësuar.


(06.10.2009)Më se gjysma e 24 të shumëkërkuarve të Al Kaedës dhe të talebanëve në Pakistan është vrarë në sulmet me avionë pa pilotë ose është kapur gjatë 12 muajve të fundit. “Suksesi i këtyre “ndërhyrjejeve kirurgjikale” po ndihmon në formulimin e një strategjie të re ushtarake në Afganistan duke hequr nga lista rritjen e numrit të ushtarëve amerikanë në vend.” Kështu shkruante sot gazeta Nju Jork Tajms, e cila citonte burime të administratës Obama. Për të nënvizuar këtë strategji, presidenti Obama do të vizitojë këto orë Qendrën Kombëtare të Kundërterrorizmit nga e cila varet një pjesë e mirë e këtyre operacioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.