2009-10-06 17:29:53

Nga punimet e sotme të Sinodit për Afrikën.


(06.10.2009 RV)RealAudioMP3 Dita e dytë e punimeve të Sinodit të ipeshkvijve për Afrikën që po zhvillohet në Vatikan. Sot në Sesionin e tretë të punimeve është folur mbi konfliktet dhe rolin e Kishën në Afrikë si dhe shpresat e këtij kontinenti. Po në Sesionin e tretë të punimeve të Sinodit është zgjedhur Komisioni për Mesazhin përfundimtar. Në punimet e sotme të Sinodit foli Patriku i Kishës Ortodokse Tewahedo të Etiopisë, shenjtëria e tij Abuna Paulos. Pas dite në sesionin e katërt Etërit Sinodal kanë vazhduar diskutimin e përgjithshëm me ndërhyrje të lira të pjesëmarrësve.

Vuajtjet por edhe shpresat e Kishës në Etiopi, pra ,qenë sot paradite në qendër të vëmendjes të punimeve të Sesionit të III të Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve për Afrikën që po mbahet në Vatikan mbi temat: pajtimi, drejtësia dhe paqja. Punimet e sotme u hapën nga Patriku i Kishës Ortodokse të Etiopisë Abuna Paulos. Pas tij u lexua përshëndetja e Atit të Shenjtë Benediktit XVI.
Gjithashtu një nga temat që u trajtua qe edhe ajo e veprimtarisë së Kishës në Afrikë në fushën e edukimit dhe dialogu me islamin.

“Prania e juaj dëshmon në mënyrë të qartë e që s’ka nevojë për koment për lashtësinë dhe traditën e Kishës në Afrikë. Kështu e përshëndeti Benedikti XVI Patrikun Abuna Paulos të Etiopisë duke kujtuar se Kisha etiopike vazhdon të dëshmojë ungjillin dhe bindjen ndaj Ligjit të Tij të Dashurisë, pavarësisht nga persekutimet dhe sakrifikimi i martirëve. Më pas Benedikti XVI shtoi:

The proclamation of the Gospel cannot be separated from…..
“Të shpallurit e Ungjillit nuk mund të ndahet nga impenjimi për të ndërtuar një shoqëri në përputhje me vullnetin e Zotit e që mbron dinjitetin dhe pafajsinë e fëmijëve” tha Ati i Shenjtë Racinger. Këndej edhe urimi i Papës që të punohet për zhvillim e plotë të popullsisë afrikane, duke përforcuar familjet, që janë pararojë e shoqërisë, duke edukuar të rinjtë dhe duke ndihmuar në ndërtimin e shoqërive të ndershme, të pacënuara dhe solidare.

Vetë Patriku Abuna Paulos kishte kujtuar më përpara edhe plagët e Afrikës, të shenjuar nga shfrytëzimi, nga pandemitë dhe zija e bukës, por edhe kishte nënvizuar se Afrika është e pasur me lëndë të para dhe burime natyrore që ndihmojnë në zhvillimin e shteteve të tjera. Në vijim thirrja për të mbrojtur fëmijët:

In what way should we denonce civil wars…
“Në ç’mënyrë duhet t’i denoncojmë luftrat civile në cilat shpeshherë marrin pjesë ushtarët-fëmijë?” vijoi më pas Patriku ortodoks i Etiopisë Abuna Paulos. Këndej edhe thirrja që të gjithë udhëheqësit e krishterimit t’i bashkojnë forcat e tyre në favor të Afrikës.

Ndër temat e tjera për të cilat u fol qe edhe ajo e rëndësisë së Kishës në Afrikë në fushën e arsimit, i cili dëshmohet nga 56 mijë shkolla që frekuentohen nga 19 milionë nxënës dhe nga 23 universitete katolike. Me rëndësi edhe dialogu me islamin. Një përvojë pozitive vjen nga Afrika veriore, zonë me shumicë myslimane, ku të krishterët gëzojnë një farë lirie e ku ka një mendim kritik kundrejt ekstremizmit islamik dhe Kisha është e thirrur të bashkëpunojë me shoqërinë. Prandej gjatë punimeve u tha se do të ishte mirë që gjatë Sinodit të 2010 për Lindjen e Mesme të marrin pjesë edhe dioçezat e Afrikës veriore.

Mendimi iu drejtua pastaj martirëve të shumtë të rënë në Afrikë dhe shpresave që rruga drejtë demokracisë e shumë vendeve të mos shndërrohet në kalim nga një “diktaturë e egër” tek një “diktaturë më të lehtë”.
Ndërsa dje pasdite, etërit që po marrin pjesë në Sinod, reflektuan mbi marrëdhëniet e Afrikës me kontinentet e tjera. Të shumta lidhjet e përbashkëta, - siç u tha, - sepse kontinenti afrikan përfaqëson problemet e të gjithë botës, si varfëria, mungesa e një demokracie të rrënjosur, padrejtësitë ndaj gruas etj. Megjithatë, thanë etërit e Sinodit, Afrika është shembull i një feje të thellë e dinamike, është shembull i një krishterimi të ri dhe plot zell, është shembull dialogu ndërfetar. Dhe nga Afrika, mund të mësojmë si ta shtojmë ungjillëzimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.