2009-10-06 17:31:14

Kryeipeshkvi i Kinshasës, imzot Pasinya, foli mbi „Kishën në Afrikë“ në dritën e sinodit të parë të Afrikës më 1994


(06.10.2009 RV)Në fjalën e tijImzot Lorent Monsenguo Pazinia, kryeipeshkëv i Kinshasës paraqiti raportin mbi Kishën në Afrikë, Thirrja Apostolike e mbas-Sinodit nënshkruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 1995. Gjithashtu prelati nënvizoi edhe faktin se dokumenti është pritur me entuziazëm në Afrikë duke u bërë shkas për sinode dioçezane dhe rajonale për të reflektuar për Kishën si familje të Zotit dhe për të hartuar plane e projekte baritorie, gjë që i ka dhënë një hov të ri Misionit të Kishës në Afrikë.
Sinodi i ipeshkvijve duhet të ketë para sysh përveç sfidave aktuale edhe zgjedhjen e Barak Obamës, një zezaku në Shtëpinë e Bardhë: është fjala për një „ngjarje themelore të historisë bashkëkohore, të cilën nuk mund ta konsiderojmë thjesht si një lojë banale të aleancave politike“. Kështu tha mes tjerash gjatë punimeve të Sinodit, kryeipeshkvi i Kinshasës, imzot Lorenc Monsenguo Pazinja, në relacionin e tij me titulli „Kisha në Afrikë“ kushtuar sinodit të parë të Afrikës të thirrur nga Gjon Pali II më 1994. Kryeipeshkvi foli mbi “ndryshimet që kanë ndodhur në Kishën katolike të kontinentit afrikan në këto 15 vjetet e fundit dhe vuri në pah se gjatë 500 vjetësh kemi kaluar nga „udhët e skllevërve” tek zgjedhja e një zezaku në Shtëpinë e Bardhë, një fakt historik e “një shenjë hyjnore” me të cilën Kisha e sinodi nuk mund të mos merren”.
Kryeipeshkvi i Kinshasës foli pastaj për periudhën e Daljes si çelës për të kuptuar historinë e shpëtimit dhe “domethënien e thellë të pesë shekujve të fundit të historisë njerëzore në përgjithësi e të ‘udhës së skllevërve’ në veçanti. 433 vitet e robërisë së popullit hebraik në Egjipt, mund të na shtyjnë të interpretojmë edhe kthesën e kursit që është duke marrë gjeopolitika bashkëkohore. Ajo dukej si përfundim i “udhës së skllevërve” të shekullit të XVI e XVI, që konsiderohej si plan i Hyjit ‘për shpëtimin e popujve”. “Sinodi aktual e Kisha universale bashkëkohore - përfundoi imto Pazinja - do të përfitonin nëse nuk injorohet kjo ngjarje e rëndësishme bashkëkohore, që është zgjedhja e një afro-amerikani si president i SHBA-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.