2009-10-06 15:30:18

Indi: Në Karnataka kishat dhe shkollat katolike hapen për të strehuar të përmbyturit.


(06.10.2009 RV)Në Indi, janë së paku 18 milionë banorët e Karnatakës që kanë pësuar dëme nga shirat e rrëmbyera që këto ditë goditën zonat veriore të këtij shteti dhe Andra Pradeshin, shtet kufitar me këtë. Njëri nga rajonet më të goditura është Belari dhe ipeshkvi i qytetit, Imzot Henri D’Suza po merret personalisht me ndihmat që po i jepen popullsisë. “I kam kërkuar të gjitha instituteve tona në këtë zonë që të përdorin kishat e shkollat për të strehuar të shpërngulurit, t’u japin ushqim, barna dhe ndihmë të shpejtë mjekësore. Në disa zona kemi hapur qendra mikpritjeje dhe i kam kërkuar strukturave tona bamirëse që të bëjnë çdo përpjekje për ardhur në ndihmë të goditurve nga fatkeqësia.” deklaroi Imzot Suza për Agjencinë e lajmeve AziaNjuz.
Kryeministri i shtetit Karnataka, Jedurapa ka pohuar se në veri afro 12 rajone kanë pësuar dëme të mëdha në të mbjella, rrugët dhe rrjeti elektrik janë dëmtuar rëndë.
Sipas vlerësimeve të para të shtetit të Bangalores, të vdekurit janë 100 dhe shtëpitë e rrënuara të paktën 100 mijë. Imzot Suza ka vizituar ai vetë zonat e dëmtuara për t’u njohur nga afër me dëmet. “Popullsia po vuan shumë, tha ai dhe Kisha e Belarisë po bën të pamundurën”.
Shiu tani për tani ka pushuar dhe uji që kishte përmbytur rrugë e fshatra po fillon të tërhiqet. “Kemi krijuar një shtab emergjence për të bashkërenduar punët, vazhdon më prelati. Po përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë pa dallim feje apo kaste.” “Më të goditurit, - pohon Imzot Suza, - janë të varfërit cilët sikur të mos mjaftonin vuajtjet e përditshme tani u goditën edhe nga kjo fatkeqësi.”
Ka patur shumë të vdekur dhe shumë shtëpi janë shkatërruar” vetëm shtëpi katolike janë 600. Shumë ura janë shkatërruar dhe rrugët janë dëmtuar.
Me ndihmën e Atit tonë Qiellor, - përfundon Ipeshkvi Henri d’Suza i Belarisë, - po punojmë për t’i shërbyer të gjithë popullsisë, duke ndihmuar ata që vuajnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.