2009-10-05 17:54:38

Rasmusen kërkon ndryshimin e strategjisë në Afganistan.


(05.10.2009 RV)Sekretari i përgjithshëm i NATO s, Anders Fogh Rasmusen, kërkon ndryshimin e strategjisë në Afganistan. Misioni duhet të ketë në qendër të vëmendjes forcat vendore dhe popullin afgan, deklaroi Rasmusen për televizionin britanik Sky News. Aleanca duhet të përqendrohet më shumë në stërvitjen dhe përgatitjen e forcave vendore, theksoi ai. Qëllimi është krijimi i trupave afgane prej 130.000 ushtarësh dhe rreth 80.000 policësh. Për stërvitjen e këtyre trupave janë të domosdoshëm rreth 17 mijë ekspertë të huaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.