Nga një atentat kamikazë në Pakistan vriten 5 punonjës humanitarë
(05.10.2009 RV)Pesë persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur nga
një atentat kamikazë kundër zyrave të Programit Botëror për Ushqim të Kombeve të Bashkuara
në Islamabad. Kombet e Bashkuara, nga e cila varët agjencia e cila merret me shpërndarjen
e ndihmave ushqimore, ka njoftuar për pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të
kësaj agjencie në Pakistan, për shkak të rrezikut të stafit të vet. Zyrat e agjencisë
së ndihmave humanitare janë në një zonë të kontrolluar, pak larg nga rezidenca e Presidentit,
Asif Ali Zardari. Sulmuesi me bombë, arriti të hyjë në ndërtesën ku punojnë afër 80
persona, i veshur si ushtar paramilitar, duke kërkuar prej rojeve të përdorë toaletin.
Ndër të vrarë janë edhe dy gra me kombësi pakistaneze.