2009-10-05 17:53:26

Ban Ki-Mun dënon atentatin kundër selisë së OKB së, krim i tmerrshëm.


(05.10.2009 RV)Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, e dënoi atentatin vetëvrasës kundër selisë së agjencisë për ushqim të OKB së në Pakistan, nga i cili u vranë së paku 5 vetë, duke e cilësuar atë si “krim të tmerrshëm”. “Një sulm i kësaj natyre është i pajustifikueshëm - denoncoi Ban, duke folur në Gjenevë. Është një tragjedi e tmerrshme për Kombet e Bashkuara e për mbarë bashkësinë e agjencive humanitare në Pakistan. Është krim i bërë ndaj atyre që punojnë duke ndihmuar njerëzit e varfër e të ligshtë”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së pastaj siguroi se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë me furnizimin e popullit pakistanez me ndihma humanitare.Në mesin e të vrarëve janë edhe tre pjesëtarë të personelit të Programit Botëror për Ushqim në Islamabad. Pas këtij sulmi, OKB ja i ka mbyllur zyrët në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.