Shën Francesku i Asizit 1.Prej s' pangishmes űjes s' arit, Qi trazon
nierin në zęmer, Prej dishirit t' mbrapshtë t' krenarit Qi me i vű vllazent
nen thęmer, N' ato t' mesmet t' egrat mota, Kúr nen dhunë e Drejta prâte,
Para Hy'it randue isht' bota, Edhe mnęrshem n' terr ofshâte,
2.
Ishte bâ, po, ligjë krenija, N' khetra t' fortit kjate i drejti, N' vend sundote
paudhnija, Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti. M'armë m' shoshojn gjindja mberthye,
Lott e shkeluna të t' mjerit, Keq kunora edhe perlye Lypshin gjyqin kundra
njerit.
3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer,
Serafinit t' lum t' Asizit Qi me i thânun kështű muer: – Shpija e ęme
âsht tu' u rręnue: Çou, Françesk, shka rrin tue pritun? Çou, Françesk, tash
pa pritue, Edhe shpin shko me m' goditun! –
4. N'atë fjalë t' ambel
t'Pernedís Shpejt Françesku po i rrin gati; I a kthen shpinen gjâs e shpís,
Petkat tretë qi ja dha i ati, E me 'i thes të vrashtë ai veshun, Edhe
m'kambë pa mbathun gjâ, Me nji t' ashper litár njeshun Fushës e malit thotë
me zâ:
5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtë e ni'rit: T' gjithë n' Tynëzonë
ju vllazen jini; Per jetë t' gzueshme t'naltë Empirit Gjân e shekullit n'
mní t' a kini, Perse veç me pervűjtní, Perse veç n' vobsi t' shęjtnueshme,
Perse veç me dashtuní Gëzon nieri n' jetë t' amshueshme.
6. Kshtű
i Asizit Serafini N' dashtní shęjte ndezë, këndote; N' atë zâ t' ambel Apenini
Anë e kand per máll jehote; Edhe e ndiente zaje e djerre Mal e fushë,
pshatra e gjyteta, Zâ'n e ndiente shpend e berre Sheklli i ndjeu kto fjalë
t' verteta.
7. E qe u shkrehen armët mizore, Me anmiq u vendue besa,
U fashiten mnít gjaksore, Edhe humbi n' atë zâ resa; Dashtunija e ligja
e Zotit Xűne vend prap permbí dhé, Krishtenimi, si 'i herë motit, U pertri
krejt n' jetë të ré.
8. Shpresë e ambel i u çil robit, Qi n' travajë
rrite tue kjá, Pse bujari lott e kobit Me dorë dhânse xű m' i a dá; Edhe
xűni m' i u pastrue N' ftyrë kadifja vashvet t' reja; Xű kunora me u nderue
Gjithmonë shęjte si e nep Feja.
9. Edhe atë herë, bujarë e mbreta
Lanë pellazet e madhnueshem, I lanë trimat armët e veta E n' kuvende të
mjerueshem, Prej dishirit t' sendve t' epra, Në vobsí s' cillës i u kushtuene,
Me Silvestra e me Gjinepra: Ata bashkë u vllazënuene.
10. N' mal
t' Alvernes n' nji ag dite Krejt Françesku marrë n' Tynëzonë N' per vedrime
të nji drite Po skjurton si atje mâ vonë, Per nen hije t' Flamrit t' ti Veç
mbi Fé e skam naltue, Isht' tue dalë nji fis i rí Luftët e Zotit me luftue.
11. Po skjurton Bonaventuren Qi, me vapë t' nji Serafimit, Mendes
s' nierit i a shtron uren Per me u kapë te kroj i Amshimit Po skjurton, po,
edhe Dun Skotin, Cilli anmiqt e Asajë, qi n' Zęmer Për nandë muej e barti
Zotin, Mende-kthielltë i vű nen thęmer.
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,
E sheh n' gjűj perpara Antonit, E sheh mushkun trí dit űnshem Tu' u perkulun
t' Pergjithmonit; Edhe sheh sá prej Eufratit Prej së lémes m' t' rame t' di'llit
Sá i bekuem âsht petku i Fratit, Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.
13.
Edhe i njeh sá bijt e tí Fén e Krishtit t' amëshueme Me gjak t' vet e bâjn
dishmi Nder krahina të mjerueme; Sheh prap kryqa edhe tjara Se n' krahnuer
e permbi krye Bijve t' skamit per punë t' mbara Janë per kishë tuj u shkelxye.
14. Zęmer-knaqun n' kto vedrime Xęn me kndue Françesku atë hera: –
Zot i Madh e plot ngushllime, Tý të kjoftë lavdi edhe ndera! Levdue kjosh
per rreze t' diellit, Levdue kjosh per hânë t' argjântë, Levdue kjosh per
hyj të qiellit, Levdue kjosh per t' kthielltë e t' vrântë! –
15. Mbi
krah t' tij, ndejë zogu i verës, E percjellë atë kndim t' hyjnueshem, Edhe
i ambli flladi e erës E perkthen n' per gjeth t' blerueshëm. Larg e larg n'
per hapësire Prej së kthielltë p'rherë Qytetit Tue ardhë ndihet nji kumbë
lire Porsi e paqta vala e detit.
16. E nji Ęjll nder Serafima Nji
mâ n' shęj, si drita e larta, Tuj u djergun si vetima, Per krah t' tij rreh
fletët e arta, E me rreze të bindueshme M' trup t' shenjueme, kah e priri,
Njato varrë i a la t' hyjnueshme, Prej kah rodh per né gjith hiri.
17.
O ju t' bijt e ktij t' Vobegut, Ęmni i t' cillit tu' u permendun Ndihet malit
edhe bregut, Kahdo rrezja t' shkojë tu' u endun, Me ftyrë t' çiltë ju kqyrnje
dhén, Pse njerzimit, humbë n' mes t' territ, Me dashtní tue mbajtun Fén, Mproje
u bât ju kundra ferrit.
18. Jú edhe i vorfni prind u ká E i papasni
n' ju gjęn ndihmen; Lott atij, qi rrin tue kjá, Ju i a fshini e zbutni dhimen.
Ju n' pellaza e n' ksollë t' bueqarit Pagjen shęjte gjithkah çoni, Per
nen thęmer të krenarit Me u ndrydhë t' ligshtin nuk e lshoni.
19.
Gajret, pra, nder sá t' vështira, Qi u pershkohet n' ketë tokë jeta, E amshueshmja
perse e Mira E ka dá nder kshille t' veta, Se me skam e pervűjtní, Me
dashtní, qi âsht prej Parrizit, Ka me ngjatë p'rherë me lumní Urdhni i Vobekut
t' Asizit. Atë Gjergj Fishta: Vallja e Parrizit, Shkoder 1941