2009-10-02 15:24:41

Promovohet libri: "Gjenealogjia e Familjes Shqiptare - Albani, nga Urbino dhe Bergamo të Italisë - Paa Klementi XI”


(02.10.2009 RV)Kohëve të fundit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës është promovuar libri “Gjenealogjia e Familjes Shqiptare - Albani, nga Urbino dhe Bergamo të Italisë - Papës Klementit X” përgatitur nga prof. dr. Eqrem Zenelaj. Përmes kësaj vepre autori bënë përpjekje për të paraqitur historikun e familjes Albani dhe personalitetet që kanë dal nga gjiri i saj si Papa Klementi XI, kardinaj, studiues e personalitete tjera. Po më hollësisht mbi këtë promovim nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj.............RealAudioMP3
Viganët e familjes Albani
Populli shqiptar i ka dhënë botës figura të shquara, të cilat me veprimtarinë dhe kontributin e tyre bënë që bota të na ketë lakmi. Kështu është thënë të enjten, me rastin e promovimit të librit “Gjenealogjia e Familjes Shqiptare - Albani, nga Urbino dhe Bergamo të Italisë - Papës Klementit XI” të autorit prof. dr. Eqrem Zenelaj, promovim që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin “Gjenealogjia e Familjes Shqiptare - Albani, nga Urbino dhe Bergamo të Italisë - Papës Klemeniti XI”, prof. dr. Zenelaj, në mënyrë të dokumentuar, ka dhënë historikun e familjes Albani nga Urbino dhe Bergamo e Italisë, e cila Kishës Katolike i dha një Papë dhe kardinal të njohur. Historikisht dihet se familja Albani është shpërngulur për në Itali nga Shqipëria.
Duke folur për vlerat dhe rëndësinë e librit, botuesi Nazmi Rrahmani është shprehur se ky libër është i një rëndësie të veçantë, pasi merret me personalitetet të përmasave botërore. “Libri është i veçantë, sepse është i mbështetur në fakte të dokumentuara të nxjerra nga arkivat”, ka thënë Rrahmani. Kurse për priftin dr. Don Lush Gjergji rëndësia e këtij libri qëndron në atë se trajton figura të lavdishme të kaluarës sonë, veçmas të Papa Klementit XI. “Ky libër bën përpjekje për ta plasuar para opinionit shkencor personalitetin e Papës Klementit XI, duke u mbështetur në dokumentet perëndimore. Mbështetja në këto dokumente të mirëfillta arkivore e bën këtë libër të veçantë dhe origjinal dhe punën e autorit të vlefshme dhe kuptimplot딝, ka thënë Don Lush Gjergji.
Ndërsa, historiani Selim Daci është shprehur se libri ka vlerë që reflekton në dimensione të ndryshme dhe një rëndësi të veçantë për kulturën dhe kombin shqiptar, për faktin se i promovon personalitetet e njohura të familjes shqiptare Albani.
Historiani tjetër, Muhamet Mala, theksoi se autori i këtij publikimi nuk ndalet vetën në ndriçimin e personalitetit të Papës, por ai na jep edhe gjenealogjinë komplete të kësaj familjeje madhore, duke filluar nga i pari Mikel Lazi e deri tek i fundit. Në fund, autori Eqrem Zenelaj, duke përshëndetur të pranishmit dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë në realizimin e këtij libri, veçanërisht familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova për përkrahjen e botimit të këtij libri, apeloi që Papa Klementit t'i jepet vendi i merituar në historinë tonë kombëtare. I. Vatovci Burimi: Kosova SOT Kulture







All the contents on this site are copyrighted ©.