Papa priti ambasadoren hollandeze pranë Selisë së Shenjtë
(02.10.2009 RV)Papa priti sot në
Kastelgandolfo edhe ambasadoren e Hollandës, baroneshën Henrietë Van Linden Lejten,
e cila zëvendësoi zonjën Monikë Frank. Në qendër të fjalimit të Atit të Shenjtë rëndësia
e lirisë së ankoruar në të vërtetën mbi njeriun dhe të përdorur për të mirën e individit
dhe të shoqërisë. Ati i Shenjtë njohu përparimet e bëra nga qeveria hollandeze
në dialogun me fenë e me kulturat e emigrantëve të shumtë në vend dhe e përgëzoi ambasadoren
për vendin që shteti i jep fesë në shoqëri. Por nuk mungoi t’i tërheqë vëmendjen për
lehtësinë me të cilën shihet familja e martesa në Hollandë. Ambasadorja e re ka
lindur në vitin 1950, është nënë me tre fëmijë, diplomate që prej 30 vjetësh në Evropë
e në Lindjen e Mesme.