2009-10-01 18:19:43

Rasti i volitshëm i Gjenevës bisedimet e grupit 5+1 me Iranin


(01.10.2009 RV)Pritje e shpresa për bashkëbisedimet që fillojnë sot në Gjenevë ndërmjet përfaqësuesit të Iranit e grupit pesë plus një (anëtarët e permanent të Këshillit të sigurimit të OKB-së: SHBA-së, Rusia, Britania e Madhe, Franca e Kina; plus Gjermania). Burimet zyrtare të Administratës Obama kanë pohuar se SHBA-së nuk kërcënojnë Teheranin me sanksione të reja nëse nuk e ndal pasurimin me uranium, por janë duke u përgatitur ka bëjnë këtë nëse paraqitet nevoja. “Ai i ditës sotme është shtegu i impenjimit të përbashkët, e jo ai i presionit”, shpjegojnë burimet, duke shtuar se sidoqoftë SHBA-së janë duke përgatitur një seri zonash” të cilave duhet t’u vihen sanksionet nëse Teherani do të injorojë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Iranit.
SHBA-së në mënyrë të veçantë duan t’i shfrytëzojnë bashkëbisedimet e sotme të Gjenevës për të arritur deri te një takim bilateral me iranianët, i cili do të ishte shkëmbim i rëndësishëm dhe i thellë ndërmjet përfaqësuesve të Uashingtonit e Teheranit që nga revolucioni islamik i 30 vjetëve më parë. Kështu shkruan sot “Uashtington Post” duke cituar burimet e Administratës amerikane që shpjegojnë se si takimi i kësaj natyre do të ishte “një rast i volitshëm për të ripohuar shqetësimet kryesore që ne do t’i nënvizojmë gjatë bisedimeve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.