2009-09-30 18:37:46

Kryedioqeza e Tivarit përkujton dom Simon Filipajn, Jeronimin shqiptar. Imzot Zef Gashi flet për figurën dhe veprat e tij


(30.9.3009 RV)Kryeipeshkvia e Tivarit në Mal të Zi përkujtoi prifti shqiptar dom Simon Filipaj, përkthyesin e Biblës së plotë në shqip, të Mesharit Romak, të Leksionarëve e ritualeve dhe autorin e disa veprave të rëndësishme për Kishën dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Dita përkujtimore me kremtimin e Meshës dhe pjesën e ligjëratave u mbajt me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së dom Simon Filipajt dhe 15 vjetorin e botimit të Biblës në gjuhčn shqipe.
Mbi botimin e tri veprave të fundit të dom Simon Filipajt: “Vëzhgime Biblike”, “Jeta e Jezu Krishtit” dhe “Predikime” si dhe kontributin e paçmueshëm që ky prift shembullor dha duke flijuar tërë jetën për dashurinë ndaj Fjalës së Zotit e ndaj popullit të vet shqiptar, flet imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit. Ta dëgjojmë... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.