2009-09-30 17:33:42

Emërime të reja në Këshillin Papnor për familjen


(30.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI ka bërë sot disa emërime të reja në Këshillin Papnor për familjen. Kështu bënë të ditur Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përmes një deklarate. Ndër anëtarčt e Komisionit të presidencës hyn kard. Dionigi Tettamanzi, kryeipeshkëv i Milanos, qytet ku do të mbahet Takimi i ardhshëm Botëror i Familjeve në vitin 2012, së bashku me kard. Saen Patrick O’Malley, kryeipeshkëv i Bostonit, me kard. Odilo Pedro Schrerer, kryeipeshkëv i Shën Palit të Brazilit dhe patrikun latin të Jerusalemit, imzot Fouad Twal.
Më tej Ati i Shenjtë Jozef Racinger ka emëruar edhe një numër të madh Anëtarësh të këtij Këshilli Papnor nga Vendet e ndryshme të botës dhe së fundit edhe Këshilltarë të këtij Organizmit të Selisë së Shenjtë nga fusha të ndryshme si sociologë, psikologë, studiues të drejtësisë, të ekonomisë e fushave tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.