2009-09-29 16:40:39

Në Strasburg zhvillohen punimet e Asamblesë së Këshillit të Evropës.


(29.09.2009 RV)Gjendja në Kaukazin verior dhe qëndrimi i Rusisë janë ndër temat themelore të debatit në Asamblenë e Këshillit të Evropës që u hap dje në Strasburg. Në rend të ditës edhe zgjedhja e Sekretarit të përgjithshëm.
Duke hapur debatin për zgjdhjen e presidentit të ri, Luis Maria de Puig, presidenti i tashmë i Këshillit të Evropës, nënvizoi se duhen zgjedhje të guximshme. Gjithashtu asambleja do të shqyrtojë edhe situatën Gjeorgji-Rusi, një vit pas konfliktit të gushtit 2008. Por Moska do të jetë në qendër të debatit edhe të enjten e ardhshme mbasi 72 europarlamentarë kanë kërkuar të rishqyrtohen kompetencat e delegacionit rus në Strasburg. Moska vazhdon të mos i respektojë impenjimet e marra në Këshillin e Evropës për të drejtat e njeriut, gjë që është përparësia e përparësive për Këshillin e Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.