2009-09-28 18:06:32

Të rinjtë çekë kanë nevojë për përgjigje mbi kuptimin e jetës. Me ne, kapelani i Universitetit Karli të Pragës


(28.09.2009 RV)RealAudioMP3 Papa u dha takim të rinjve në Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, që do të zhvillohet në Madrid të Spanjës, në vitin 2011. Nga ana e tyre, të rinjtë i dhuruan Atit të Shenjtë një album me fotografi nga jeta e rinisë dhe mbi 11 mijë euro, si solidaritet për Afrikën, kuotë që do të vazhdojë të mblidhet. Por cila është situata e rinisë çeke në ditët e sotme? Të dëgjojmë kapelanin e Universitetit Karli të Pragës, jezuitin atë Petr Havliçek:
Në brezin e ri aktual duket një indiferencë më e madhe për fenë e një lloj largimi edhe nga traditat kombëtare të vendit: jetohet më shumë në të tashmen se në të kaluarën. Unë mendoj se ky është problemi themelor: jo aq konsumizmi, se sa kjo humbje e rrënjëve.
Si mund t’i arrijë Kisha këta të rinj?
Është një pyetje e vështirë dhe është edhe një sfidë e madhe për të gjetur rrugët e afrimit. Një rrugë që duket se po jep rezultate është hapja e dyerve për të gjithë, sidomos për të rinjtë e moshës 18-20 vjeç e më tej, të cilët në universitet po kërkojnë diçka të ndryshme nga konsumizmi. Duhet të jemi të gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre mbi kuptimin e jetës.
Cilat janë shpresat pas këtij udhëtimi të Papës?
Besoj se Kisha në vendin tim mund të bëhet tharm për të krijuar një identitet të fortë shpirtëror e për të kuptuar sërish rëndësinë e përjetimit të fesë si diçka e menduar mirë, që edhe për ne të jetë një ndihmë për të dialoguar me të gjithë ata, që nuk besojnë në Zot.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.