2009-09-28 16:13:18

Sheshi në rrugën Melnik


(28.09.2009 RV)Ky vend, një fushë me bar, mund të mbajë disa mijëra vetë. Një grup prej 10 mijë të rinjsh ka kryer të dielën një shtegtim në vendin e martirizimit të shën Vençeslaut, duke qëndruar në tendat pranë fushës. Tribuna është e përbërë nga tri pjesë të mbuluara: pjesa qendrore për Elterin ku kremtoi Meshën Papa dhe dy pjesët anësore për orkestrën dhe korin. Krejt struktura është e orientuar drejt jugut, për t’u mbrojtur nga era e shiu që mund të vinin nga veriu. Dekorimi i tribunës u bë me ngjyrat tradicionale të shën Vençeslaut, e kuqja dhe e bardha. Elteri ishte dekoruar me shqiponjën e shenjtit, ndërsa në ambon ishte shkruar një pjesë e lutjes së tij: “Mos na le ta humbim shpirtin”







All the contents on this site are copyrighted ©.