2009-09-28 17:24:22

Emergjencë humanitare në Filipine, për shkak të tifonit Ketsana


(28.09.2009 RV)Emergjencë humanitare në Filipine, për shkak të tifonit tropikal Ketsana, që deri tani ka shkaktuar rreth 140 viktima e qindra të humbur, por bilanci nuk është përfundimtar. Në vijën e parë të frontit për të ndihmuar popullsinë edhe Konferenca Ipeshkvnore Katolike, e cila ka shpërndarë në Manila e në pesë dioqeza përreth kryeqytetit ndihma për 5 milion pesos. Karitasi ka bërë thirrje për mbledhjen e fondeve që të vazhdojnë operacionet e shpëtimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.