2009-09-28 17:26:28

Edi Rama sërish në krye të Partisë Socialiste


(28.09.2009 RV)Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u konfirmua sot për herë të dytë në krye të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Rama mori 93% të votave, në krahasim me 6,7% të rivalit të tij Maqo Lakrori. Rizgjedhja e tij, pas dorëheqjes për shkak të humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit, konfirmon edhe linjën e zgjedhur nga opozita, e cila e kushtëzon fundin e bojkotimit të parlamentit me fillimin e hetimeve mbi procesin e zgjedhjeve. Por ky qëndrim nuk shihet me sy të mirë nga bashkësia ndërkombëtare dhe as nga një grup i vogël deputetësh socialistë.







All the contents on this site are copyrighted ©.