2009-09-27 18:58:19

Universiteti Karli i Pragës


(27.09.2009 RV)Universiteti Karli i Pragës, themeluar në vitin 1348 nga Perandori Karli IV, është ateneu më i lashtë i Evropës Qendrore. Që nga themelimi, universiteti ka pasur shumë rëndësi për kulturën dhe formimin e ndërgjegjes kombëtare çeke. Ai përbëhet sot nga 17 fakultete dhe nga 6 instute të larta formimi e kërkimi. Mëse gjysma e personelit, që numero rreth 7 mijë vetë, janë pedagogë e punonjës shkencorë. Studentët arrijnë në 42 mijë vetë e përfaqësojnë një të pestën e universitarëve në Republikën Çeke.
Me rastin e vizitës së tij të tretë e të fundit në vend (26 prill 1997), Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II i dorëzoi Rektorit të Universitetit Karli i Pragës pergamenën originale të Bulës Papnore të themelimit, bërë nga Papa Klementi VI në vitin 1347.







All the contents on this site are copyrighted ©.