Me imzot Xhanfranko Ravazin, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës vazhdojmë bisedën
mbi sfidat e botës së globalizuar. Sot flet për veset shoqërore që paraqiten si virtyte.
(25.9.2009 RV)Ndër fenomenet e raje shoqërore janë edhe veset. Të gjitha
veset kur bëhen modë, kalojnë e propagandohet si virtyte. Po të kesh vese do të thotë
t’u shërbesh shumë pronarëve. Të kesh vese do të thotë të varësh prej dikujt; kjo
do të na mjaftonte për t’u bërë të virtytshëm. Imzot Ravazi, në librin tuaj
kushtuar veseve kryesore, Ju shprehni mendimin se vesi nuk është më fenomen personal,
por është shndërruar në fenomen shoqëror. Cili nga këto vese zë vendin e parë në klasifikim?.......00:04:18:12
"Është
thellësisht i vërtetë ky fakt, pavarësisht nga një farë konceptimi të tipit idealistiko-subjektivist,
sipas të cilit mëkati është çështje private, faj individual. Në kundërshtim me këtë
konceptim, bindemi gjithnjë më shumë se çdo realitet, çdo veprim njerëzor, ka jehonën
e vet. Së pari, ndikon mbi vetë njeriun: të mendojmë një njeri që drogohet; natyrisht
ky njeri rrënon vetveten, por rrënon edhe familjen, sepse të gjithë ata që e rrethojnë,
hyjnë në një valle tragjike e nuk mund ta konsiderojmë më të metë apo ves të një njeriu
të vetëm.
Faji nuk mbetet jetim! Në se unë bëj një padrejtësi, padrejtësia
ime rëndon mbi kurrizin e të tjerëve. Prej këndej tashmë gjithnjë më tepër edhe psikologjia
e shikon fenomenin personal, si fenomen shoqëror. Natyrisht duhet thënë se vesi vijon
të përhapet pikërisht për faktin se komunikimi i të metave të veçanta, i veseve private,
po bëhet model publik. Në se, për shembull, në një çast të caktuar, një sjellje seksuale
e shfrenuar, nga e cila lind vesi, që quhet fëlligështi, propozohet nga disa persona
me ndikim mbi opinionin e zakonshëm publik, lind menjëherë prirja për t’i imituar.
Prandaj duhet pranuar se fenomenet individuale kanë gjithnjë përmasë shoqërore
e anasjelltas, fenomente shoqërore ndikojnë fuqimisht mbi individin. Në se një individ,
që ndoshta është i ligshtë, ndodhet përballë shembujve të mbrapshtë, natyrisht që
do të nxitet t’i imitojë, sepse mimesis, apo imitimi, siç e quanin grekët, nuk është
vetëm imitim i Krishtit, por edhe i fëlliqësisë. Ja pra, pse vesi është, në radhë
të parë, fenomen personal, është liria vetjake e njeriut për t’iu nënshtruar së keqes
por, nga ana tjetër, është edhe fenomen shoqëror.
Vesi kryesor, sipas traditës,
sipas gjithë traditës, ka qenë gjithnjë mendjemadhësia. Është qëndrimi i njeriut,
që mendon se ka të drejtë të vetvendosë ç’është e mirë e ç’është e keqe; e atëherë
rezultati, natyrisht si në rastet e të gjitha veseve, është prishja e harmonisë. Lidhur
me këtë, dëshiroj të citoj mendici e Karl Kraus, shkrimtar pesimist i ‘900-tës: “Ç’ndryshim
ka ndërmjet vesit e virtytit? Të njëjtin ndryshim, që ka qymyri nga diamanti”.
Po
kështu, edhe në se shikojmë ushqimin. Ushqimi, si pikënisje, është virtyt, na mban
gjallë, madje është burim i komunikimit të gëzimit: a nuk shoqërohet gjithnjë dasma
me gosti? Madje me gosti shoqërohet edhe dhimbja. Në liturgjinë e krishterë lindore
kemi edhe panihidën, kremtimin mortor, që përfshin edhe elementin e ushqimit. Kur
ushqimi bëhet element i çoroditjes, në rastet e teprimit ose të mospranimit, para
së gjithash kemi të bëjmë me një fenomen psikik, psikologjik – me individin që rrënon
vetveten – me buliminë (pangopësinë) e anoreksinë (mungesën e oreksit) – por edhe
me një shpërdorim, me një sjellje përbuzëse, me një zvetënim, që paraqitet në mënyrë
shkreptimtare e brutale në një film, si ‘Bufeja e Madhe’ e Marko Ferrerit, në të cilin
grykësia e vdekja shkojnë krahpërkrah. Prej këndej mund të themi se diamanti bëhet
qymyr; jeta, vdekje. Prandaj them se mendjemadhësia është kryevesi. Është krenaria
e njeriut që e thyen rregullin moral. Që këtu arrihet në zvetënimin e të gjitha realiteteve,
edhe të atyre pozitive: shkatërrohet pushimi; qetësia bëhet përtaci; seksualiteti,
fëlligështi".