2009-09-24 16:44:47

Këshilli i Sigurisë miratoi sot njëzëri një rezolutë të SHBA në lidhje me çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.


Mledhja e Këshillit të Sigurisë u kryesua nga vetë presidenti Barak Obama. Ishte kjo hera e parë që një president i SHBA drejtonte një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Ndër pesëmbëdhjetë vendet anëtare të Këshillit ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Libisë Muhamar Gedafi.
Rezoluta që u nënshkrua nga pjesëmarrësit ishte propozuar nga vetë presidenti amerikan Barak Obama. Sipas gazetës Uashington Post rezoluta synon ndalim e armëve me uranium të pasuruar dhe me pluton si edhe përforcimin e Traktatit të mos përhapjes së armëve bërthamore.







All the contents on this site are copyrighted ©.