2009-09-22 16:55:54

Në tetor 2010, mbahet Sinodi për Lindjen e Mesme


(22.09.2009 RV)Nga data 10 deri më 24 tetor 2010 do të mbahet Asambleja e veçantë e Sinodit të Ipeshkvijve për Lindjen e Mesme. Tema do të jetë: “Kisha Katolike në Lindjen e Mesme: bashkim e dëshmi. Shumica e atyre që u bënë besimtarë kishin një zemër të vetme e një shpirt të vetëm”.
Në takimin e këtyre ditëve me patrikët dhe kryeipeshkvijtë kryesorë lindorë, Papa Benedikti XVI vuri në dukje problematikat kryesore të zonës. Së pari, ekumenizmi, i cili është shpesh i lidhur me dialogun ndërfetar. “Në këto dy fusha – nënvizoi Ati i Shenjtë – është krejt Kisha që ka nevojë për përvojën e bashkëjetesës së Kishave tuaja, që nga mijëvjeçari i parë i krishterë”.
Lidhja më e ngushtë me Pasardhësin e Shën Pjetrit është një argument tjetër i rëndësishëm, që ndihet veçanërisht nga patrikët e Lindjes. E duke dalë nga fusha specifike fetare, pa dyshim, tema më e rëndësishme shoqërore do të jetë paqja në Lindjen e Mesme, gjithnjë vatër e konflikteve, nga të cilat vuajnë në veçanti të krishterët.







All the contents on this site are copyrighted ©.