2009-09-21 16:27:24

Papa: mesazh ngushëllimi për viktimat e atentatit të javës së kaluar në Afganistan. Lutja e Papes per ata qe punojne ne ndertimin e paqes.


(21.9.2009 RV)Italia homazhe gjashtë ushtarëve të vrarë në atentatin e së enjtes së kaluar në Kabulit. Në bazilikën e Shën Palit në Romë, kryeipeshkvi imzot Pelvi, kremtoi Meshën e dritës për parashutistet e Folgore, vrarë javën e kaluar. Në fillim të kremtimit të përmortshëm, është lexuar telegrami i Papës.
Ja pra mesazhi i dërguar sot në emër të Benediktit XVI nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, ipeshkvit të dioqezës ushtarake për Italinë, imzot Vinçenco Pelvit, përmes të cilit shpreh ngushëllimet e Papës.
“Ati i Shenjtë shpreh ngushëllimet e sinqerta shkëlqesisë Tuaj, familjarëve e bashkësive përkatëse, si edhe bashkësisë Kishtare të ushtarëve e mbarë kombit italian. Derisa bashkohet shpirtërisht me kremtimin e salikimeve, Shenjtëria e Tij kërkon ndërmjetësimin e të Shenjtënueshmes Mari, Mbretëreshës së Paqes, që Zoti, burim i pashtershëm i shpresës dhe i forcës së mirë, t’i ndihmojë të gjithë ata që ditë për ditë janë të impenjuar në ndërtimin e solidaritetit, të pajtimit e paqes në botë. E nga zemra u dërgon të gjithë të pranishmëve ngushëllimin e bekimit apostolik, me një mendim e kujtim të posaçëm për ushtarët e plagosur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.