2009-09-20 15:30:30

Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar


Sot e diel më 20 shtator Kisha kremtoi të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar e po sot sipas kalendari liturgjik, Kisha përkujtoi jetën e shembullin e Shenjtorëve Andrei Kim Taegon, meshtar e 101 shokëve të tij, martirë koreanë.
Nesër e hënë 21 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Mateun, Apostull e Ungjilltar dhe Shën Panifolin, martir.
 
Të martën e ardhshme më 22 shtator, sipas kalendarit kishtar bie festa e Shën Mauricit me shokë, ushtarë e martirë, dhe e shën Silvanos. Gjithashtu kujtohen martiret shën Emerita e shën Bazila.


Të mërkurën më 23 shtatir, sipas kalendari liturgjik, Kisha katolike përkujton shën Piun nga Pietralçina, meshtar kapuçin që pati dhuratën e plagëve të Krishtit. Po të mërkurën Festohen edhe Shën Lini, papë.
 
Të enjten e ardhshme më 24 shtator, kalendari kishtar përkujton Shën Marinë e Merçedes e Shën Pacifikun.
 
Të premten, më 25 shtator sipas kalendari kishtar kujtohen Shën Firmini, ipeshkëv i Amiensit e martir, Shën Kleofa e Shën Serxho i Radonezit.
 
Të shtunën më 26 shtator, kalendari kishtar përkujton Shenjtët Kozma e Damjani, Shën Nilin abat, themelues i manastirit arbëresh të Grotaferratës, afër Romës.
Të dielën e ardhshme më 27 shtator Kisha do të kremtojë dielën e 26-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë e po më 27 shtator, kalendari kishtar përkujton edhe Shën Vinçenc de Paolin, meshtar dhe themelues i Kongregatës së Misionit e të Bijave të Bamirësisë e pajtor i të gjitha shoqatave të bamirësisë







All the contents on this site are copyrighted ©.