2009-09-20 19:04:16

Papa i fton gazetarët të përhapin kulturën, dialogun e respektin


(20.9.2009 RV)Duke përfituar nga kremtimi i Ditës së mjeteve të komunikimit shoqëror në Poloni, Papa i ftoi sot të gjithë punëtorët e informacionit të përhapin kulturën e “respektit, të dialogut e të miqësisë”.
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa iu drejtua besimtarëve të gjuhës polake në oborrin e Pallatit Apostolik në Kastel Gandolfo, e pohoi: “Sot, në Poloni, kremtohet Dita e mjeteve të Komunikimit Shoqëror. Me këtë rast, i drejtohem me mirënjohje e vlerësim redaksive katolike të mediave në Poloni që kremtojnë 20 vjetorin e aktivitetit të tyre”. Pastaj Ati i Shenjtë shtoi: “Të gjithë punonjësve në sektorin e komunikimeve shoqërore ju urojë të përhapin kulturën e respektit, të dialogut e të miqësisë. E urojë që themeli i saj të jetë Krishti e Ungjilli i tij. Ju urojë të diele të mirë e ju bekoj nga zemra”.







All the contents on this site are copyrighted ©.