2009-09-20 18:53:46

Benedikti XVI njofton: në tetor 2010 Sinodi i ipeshkvijve për Lindjen e Mesme


(20.9.2009 RV)Në vitin 2010 do të mbahet Asambleja e veçantë e Sinodit të ipeshkvijve për Lindjen e Mesme. Kështu njoftoi vet Papa gjatë audiencës së djeshme në Pallatin Apostolik në Kastel Gandolfo me Patriarkët dhe kryeipeshkvijtë e mëdhenj të Lindjes. Sinodi i ipeshkvijve për Lindjen e Mesme do të mbahet nga data 10 deri më 24 tetori i vitit të ardhshëm.
Ndër temat që u diskutuan në këtë audiencë janë: rritja e fundamentalizmit në Lindje të Mesme dhe shqetësimi i të krishterëve, rëndësia e dialogut ndërmjet krishterimit e islamit e aspekti juridik i Kishave në Kuvajt e në Gjirin Perskit.
“Ju siguroi - u tha Papa Patriarkëve e kryeipeshkëvijve të Lindjes - se jeni vazhdimisht në mendjen time e në lutjen time. Në mënyrë të veçantë, nuk e harroi, thirrjen tuaj për paqe të cilën e vendoset në duart e mia në mbarim të Asamblesë së Sinodit të ipeshkvijve në tetorin e kaluar. E, duke folur për paqen, mendimi shkon, në rend të parë, në rajonin e Lindjes së Mesme. Përfitoi nga rasti për të lajmëruar mbajtjen e Asamblesë së Veçantë të Sinodit të Ipeshkvijve për Lindjen e Mesme, të cilën e thirra unë e që do të mbahet nga data 10 deri më 24 tetor 2010, mbi temën: “Kisha katolike në Lindje të Mesme: bashkimi e dëshmia. Numri i madh i atyre që qenë bërë besimtarë, kishin një zemër e një shpirt të vetëm”. E përgatitjet për këtë Sinod do të fillojnë menjëherë këtë javë me mbledhjen parapërgatitore.







All the contents on this site are copyrighted ©.