2009-09-20 18:50:29

Benedikti XVI i ftoi besimtarët t’i lutën Zotit për udhëtimin e tij në Republikën e Çekisë, në “zemër” të një Evrope.


(20.9.2009 RV)Gjithnjë sot, pas Lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastel Gandolfo, Papa Benedikti XVI i ftoi besimtarët t’i lutën Zotit për udhëtimin e tij të ardhshëm apostolik në Republikën e Çekisë, në “zemër” të një Evrope - tha Ati i Shenjtë - ku është e nevojshme të “gjenden përsëri arsyet e fesë e të shpresës”. Pra siç njoftoi personalisht Papa, nga e shtuna e ardhshme, më 26 shtator e deri të hënën më 28 shtator, “në dashtë Zoti, do të bëjë udhëtimin apostolik në Republikën e Çekisë”. “Gjurmëve të paraardhësit tim të dashur Gjon Palit II, i cili këtë Vend e vizitoi 3 herë, edhe unë dua t’u shpreh nderimet e mia dëshmitarëve heroik të Ungjillit, atyre të kohëve të lashta e atyre të kohëve të fundit, dhe t’i inkurajoi të gjithë të ecin përpara në të vërtetën e në dashurinë ungjillore, tha Benedikti XVI.
“Republika e Çekisë gjendet gjeografikisht e historikisht në zemër të Evropës, e pasi në të kaluarën kaloi përmes dramave të shekullit të kaluar, ka nevojë, si edhe mbarë Kontinenti Vjetër, të gjejë përsëri arsyet e fesë e të shpresës”, vrejti Papa Racinger.
Po kështu Ati i Shenjtë kujtoi se lutja e sotme e Engjëllit të Tënzot është edhe e fundit në Kastel Gandolfo, sepse javën e ardhshme do të jetë në udhëtimin e tij në Pragë, e pastaj do të kthehet në Vatikan. Prandaj Papa i falënderoi e përshëndeti banorët e Kastel Gandolfit ku kaloi një pjesë të verës e të pranishmit iu përgjigjen Atit të Shenjtë me duartrokitje.







All the contents on this site are copyrighted ©.