2009-09-18 15:36:47

Shtatë Patriarkët katolikë lindor nesër në audiencë te Papa në Kastel Gandolfo.


(18.9.2009 RV)Rritja e fundamentalizmit në Lindje të Mesme e shqetësimet e të krishterëve, rëndësia e dialogut ndërmjet krishterimit e islamit, statuti i Patriarkatit katolikë lindor në Kishën universale e juridiksioni kishtar në Kuvajt e në Vende të Gjirit Persik. Janë këto katër pika për çka shtatë Patriarkët katolikë lindor, do të flasin nesër me Papën Benediktin XVI i cili do të pranojë në audiencë në Kastel Gandolfo.
Bëhet fjala për Patrikun maronit Nasrallah Boutros Sfeir, atë të armenëve katolikë Bédros XIX, të siro-katolikëve Injac Jusufi III Younane, të melkitëve Gregori III, të kaldejve Emmanuel Delly, Patriku latin i Jerusalemit Fouad Twal e kreu i koptëve Antonios Nagib.
Konsideratat e patriarkëve janë të ilustruara në një deklaratë e cila do t’i dorëzohet Papës, e me të cilit, në takimin e tyre, patriarkët do të flasin në rend të parë mbi çështjet e pranisë së Kishave të tyre në kuadrin e Kishës universale e tema tjera kishtare.
Ndër çështjet që do të trajtohen është edhe juridiksioni kishtar në Kuvajt e në vende tjera të Gjirit Persik, drejt të cilave shtete, gjatë viteve të fundit, prej Vendeve arabe kanë emigruar me dhjetëra mijëra punëtorë e funksionarë të krishterë, të thirrur nga rritja e mirëqenia ekonomike. Në deklaratën e patriarkëve, vihen në dukje shqetësimi i tyre për të krishterët në Lindje të Mesme, të sfiduar nga rritja e fundamentalizmit sidomos në Egjipt e Irak dhe nënvizohet rëndësia e çështjes palestineze. Përsëri, në këtë deklaratë, nënvizohet rëndësia e dialogut ndërmjet islamit e krishterimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.