2009-09-18 18:05:01

Sali Berisha takohet në Tiranë me ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendi


(18.9.2009 RV)Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim në Tiranë ministren e Drejtësisë së Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi, ku biseda u përqëndrua në bashkëpunimin midis dy qeverive dhe ne veçanti midis ministrive të drejtësisë së dy vendeve.
Zyra e shtypit pranë Kryeministri bëri të ditur se bashkëbiseduesit konkluduan se Kosova ka bërë progres dhe se ajo tashmë prodhon stabilitet ne rajonin e Ballkanit. Kryeministri Berisha shprehu bindjen e palëkundur se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme.
Pas urimeve që mori nga Ministrja Kelmendi për riemërimin në krye të kabinetit qeveritar, Kryeministrin Berisha u shpreh se "qeveria shqiptare ka përgatitur një program ambicioz, jetik për vendin dhe të realizueshëm".
Znj. Kelmendi ka nisur sot një vizitë në Shqipëri. Nëser ajo do të takohet me Ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani. nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.