Ipeshkvijt e rajonitë Verilindor 2 të Brazilit në audiencë te Papa
(18.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë një grup ipeshkvijsh
katolikë të rajonit Verilindor 2 të Brazilit, me rastin e vizitës së tyre pesë vjeçare
‘ad Limina Apostolorum’ në Vatikan. Kujtojmë se rajoni Verilindor është
ndër zonat më të varfra të Brazilit e ku Kisha katolike vendore është e angazhuar
në jetën shoqërore e sidomos është pranë më të varfëve e të dobëtëve. Të dëgjojmë
kryeipeshkvin e Maçeios imzot Antonio Fernandes e president i konferencës ipeshkvnore
të Rajonit Verilindor 2:.. “Kisha
në Verilindje vepron gjithmonë në një perspektivë të fesë dhe e rrënjosur në realitetin
tonë. Jemi me të vërtetë të varfër, mirëpo me vullnet tejet të madhe për ta vazhduar
misionin, në mënyrë që Kisha të jetë një vegël për ndryshimin dhe përmirësimin e këtij
realiteti tonë, për të ndërtuar të gjithë së bashku, si Kishë, vëllazërimin si shenjë
e Mbretërisë së Zotit e pranishme në mesin tonë e për të ushqyer gjithnjë më tepër
shpresën në zemrat e njerëzve tanë”. Imzot cilat janë sfidat kryesore
baritore e shoqërore që keni? Sfida e parë që kemi është e natyrës antropologjike:
ajo e të qenurit vërtetë njerëzor, përpjekja për t’i zhdukur shenjat e varfërisë më
të ashpër e rëndë, të asaj varfërie që ta heq dinjitetin e të qenurit njeri. Pastaj
kemi sfidën për t’i dhënë një të ardhme rinisë, për të përmirësuar kushtet e fëmijëve,
pastaj kemi sfidën e punës. Ne themi se jemi një rajon i pazhvilluar ku Kisha dëshiron
të jap përgjigje konkrete që sjellin shpresën dhe përforcojnë fenë për ta jetuar dashurinë
e Krishtit. Në planet tona baritore themi se këtu jemi një Kishës e madhe, dishepulle,
siç thotë Dokumenti i Aparesidës, por dishepulle në kuptimin më lartë misionar e samaritan,
do të thotë bamirës: një Kishë që përhap mesazhin e Krishtit e një Kishë e impenjuar
në bamirësi për të ndihmuar ata që më shumti kanë nevojë”.