Nesër takimi ndërmjet Papës e Hilarion. Kard. Kasper: marrëdhënie të mira mes Kishës
katolike e Patriarkanës së Moskës.
(17.09.2009 RV)“Tensionet ndërmjet Kishës Katolike dhe Patriarkanës së Moskës
kanë kaluar”, - deklaroi për Radio Vatikanin kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit
Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, menjëherë pas një takimi që zhvilloi me kryeipeshkvin
orotodoks Hilarion, kryetar i Departamentit për Marrëdhëniet Kishtare me Jashtë i
Patriarkanës së Moskës. “Takimi, - tha Kard. Kasper, cili u zhvillua në prag
të një takimi tjetër shumë të rëndësishëm me Papën Racinger që do të mbahet nesër
në Kastel Gandolfo, - tregoi për situatën e re të krijuar ndërmjet Kishës Katolike
dhe Patriarkanës së Moskës. I kemi kapërcyer të gjitha tensionet që kemi patur vitet
e kaluara dhe tani kemi marrëdhënie të zakonshme, normale, të qeta dhe pozitive e
konstruktive”. Me normalizimin e marrëdhënieve do të mund të flitet përsëri për
një vizitë të Papës në Moskë, që tashmë duket më e afërt, sipas Kardinalit Kasper,
i cili saktësoi se kjo është temë dytësore sepse tani për tani Patrikut të ri Kirill
duhet t’u bëjë vizitë të gjithë patrikëve të lartë dhe kjo gjë kërkon kohë”.