2009-09-17 15:28:28

Afganistan: Papa i lutet Zotit për viktimat e atentatit


(17.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI, posa është informuar për atentatin në Afganistan, në të cilin humben jetën gjashtë ushtarë italianë e mëse 10 civilë afganë, ka shpreh dhimbjen e tij të thellë për çfarë ka ndodhur duke siguruar lutjen e tij për viktimat e afërsinë ndaj familjeve e personave të prekur nga kjo dhunë. Kështu njoftoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Atë Federiko Lombardi lidhur me reagimin e Selisë së Shenjtë pas lajmit të vdekjes së gjashtë ushtarëve italianë nga atentati kamikazë në Afganistan.
Urojmë që gjithë ky gjak i derdhur të mund të zëvendësohet me paqen për të cilën kaq shumë persona janë të impenjuar e janë duke dhënë jetën e tyre”. “Ajo që lëndon më shumë - nënvizoi Atë Lombardi - është fakti se kjo dhunë vazhdon pikërisht kundër atyre personave që janë të angazhuar për paqen”.







All the contents on this site are copyrighted ©.