2009-09-17 13:33:42

Afganistan: atentat i talebanëve kundër kontingjentit italian në Kabul, 6 ushtarë të vrarë e 13 civilë afganë


(17.9.2009 RV)Një atentat i rëndë ndodhi sot kundër kontingjentit italian në Kabul, në Afganistan. Një kamikazë shpërtheu në ajër gjatë kalimit të dy automjeteve ushtarake italiane, duke vrarë 6 ushtarë italianë e së paku 13 civilë afganë dhe plagosur edhe shumë të tjerë. Atentati i sotëm kundër ushtrisë italiane është më i rëndi pas atij që ndodhi në Nasiri, në Irak më 12 nëntor 2003.
Parlamenti italian ndërpreu menjëherë seancën e punimeve, ndërsa indinjatë e pjesëmarrje në dhimbje që ka shkaktuar kjo ngjarje dramatike e dhunës, është shpreh edhe nga Konferenca Ipeshkvnore Katolike Italiane.

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar pas atentatit terrorist ne Kabul që u mori jetën 6 ushtareve italiane, se trupat nuk duhet te tërhiqen nga Afganistani. “Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë për të treguar se krenaria e Italisë është gjithmonë e lartë”, ka deklaruar Frattini.
Më tej shefi i diplomacisë italiane ka shprehur hidhërimin e tij për ushtarët që humbën jetën në atentat. “Ushtarët italianë paguan një çmim të lartë për lirinë dhe sigurinë e Afganistanit, Italisë dhe gjithë Evropës”, është shprehur Frattini.

Edhe presidenti i Senatit Italian, Schifani i ka shprehur ngushëllimet e tij familjareve të viktimave. “Italia i përulet përpara këtyre djemve dhe i gjendet pranë familjeve të tyre”, ka deklaruar ai.







All the contents on this site are copyrighted ©.