2009-09-16 16:35:11

Rasmusen: NATO njofton për fillimin e dialogut me Rusinë


(16.9.2009 RV)Sekretari i përgjithshëm i NATO s, Ander Fog Rasmusen, ka njoftuar se ka ndërmend të nis një ‘dialog të hapur e të paparë me Rusinë’, mbi tema si shfrytëzimi i Arktikut e pasojat e ndryshimeve klimaterike e kështu për të reduktuar tensionet në Evropë si dhe për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta. Rasmusen tha në një intervistë për gazetën ‘Financial Times’ se do t’u kërkojë zyrtarëve të lartë që t’i dëgjojnë pikëpamjet e Kremlinit për atë se si duhet të jetë strategjia afatgjate e zhvillimit të NATO s. Rasmusen pohoi se është i gatshëm ta diskutojë propozimin e presidentit rus, Dimitri Medvedev, për një arkitekturë të re të sigurisë në Evropë, duke pranuar se ka dallime ndërmjet pikëpamjeve të NATO s dhe të Rusisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.