2009-09-16 16:35:32

Doracak i ipeshkvijve gjermanë për punën me katekumenët e ardhur nga Islami


(16.09.2009 RV)Ipeshkvijtë gjermanë punojnë me katekumenët që vijnë nga feja Islame. Dje, ata paraqitën në Bon një doracak për t’i ndihmuar në mësimin e fesë së krishterë. Sipas të dhënave të Konferencës Ipeshkvnore, çdo vit, rreth 150 vetë nga familje myslimane kërkojnë të pagëzohen në Kishën Katolike, por ky kalim, edhe pse në një vend demokratik si Gjermania, nuk është pa rreziqe. Një hap i tillë mund të paraqesë madje rrezik për jetën, shpjegohet në doracak. Ipeshkvijtë rekomandojnë një përgatitje intensive, por jo shumë të shkurtër, për t’i shoqëruar katekumenët deri në marrjen e Sakramentit. Gjithashtu, gjatë përgatitjes për Pagëzim, mësuesit e fesë së krishterë duhet të nënvizojnë vlerën që i jep Kisha Katolike fesë islamike, pasi jeta fetare e mëparshme mund ta pasurojë rrugën e mëtejshme të fesë, nënvizojnë ipeshkvijtë gjermanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.