2009-09-15 16:03:49

Grupi Ndërkombëtar i Krizave deklaron se Protokolli Eulex Serbi dëmtoi marrëdhëniet EULEX-Kosovë.


(15.9.2009 RV)“Protokolli EULEX Serbi nuk e cenon sovranitetin e Kosovës, por ky protokoll i ka dëmtuar plotësisht marrëdhëniet mes EULEX it dhe Kosovës”, tha Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Sipas tij, kjo është përgjegjësi e të dyja palëve, por, para së gjithash, është përgjegjësi e EULEX it. Prelec ka kritikuar EULEX-in, sepse sipas tij do të duhej të ishte "shumë më transparent" dhe do të duhej ta përfshinte Qeverinë e Kosovës në proces sa më shpejt që të ishte e mundur. Ndërkaq për Qeverinë e Kosovës ai tha se "duhej të kishte këmbëngulur që të kishte një rol aktiv në negocimin e protokollit dhe jo të rrinte mënjanë e të përpiqej ta sabotonte". "Nëse Qeveria e Kosovës do të kishte këmbëngulur që të konsultohej lidhur me protokollin, pa diskutim që do të kishte pasur ndikim. Ata nuk e zgjodhën këtë rrugë dhe vepruan gabim".







All the contents on this site are copyrighted ©.