2009-09-14 17:55:47

Takimi Netanijahu-Miçell: Izraeli nuk do të bllokojë ngulimet hebraike


(14.09.2009 RV)Izraeli është gati të bëjë lëshime për rifillimin e bisedimeve për paqen me palestinezët, por nuk ka ndërmend të lejojë bllokimin e plotë të ngulimeve hebraike në territoret e pushtuara. Ky është qëndrimi i kryeministrit Benxhamin Netanijahu, në prag të takimit delikat me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll. Përsa i përket Jeruzalemit lindor, i cili i është aneksuar Izraelit që nga viti 1967, por konsiderohet zonë e pushtuar nga bashkësia ndërkombëtare, Netanijahu deklaroi se “Jeruzalemi nuk është ngulim, prandaj ndërtimet do të vazhdojnë si zakonisht”.







All the contents on this site are copyrighted ©.