(14.09.2009 RV)Filloi sot në Iran procesi i pestë kundër gjashtë militantëve
reformistë, që kundërshtuan zgjedhjen e Ahmadinexhadit si president i Republikës Islamike.
Deri tani, numri i personave që kanë dalë para gjyqit ka arritur në 160 vetë. Ndër
ta, edhe personalitete si një ish-ministër, tre ish-zv.ministra dhe një ish-zëdhënës
qeveritar. Akoma nuk është marrë asnjë vendim.